Një 19-vjeçar shqiptar humb jetën në Francë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Clermont-Ferrand, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një atentati të kryer rreth orës 20:30 të së martës, më 20 prill.

Ngjarja ka ndodhur në Avenue Charras, afër stacionit të trenit SNCF.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar është qëlluar për vdekje nga një person që ka hapur zjarr nga një makinë lëvizëse.

Autori i krimit është arratisur menjëherë pas ngjarjes dhe ende është në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave, por identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik.

Autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorin e krimit. (foto ilustrim)