Një 20-vjeçare gjendet e vetëvarur në banesë

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku në rrugën “Panorama” është gjetur e pajetë nga familjarët një 20-vjeçare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.