Një 21-vjeçar humb jetën në një aksident

Një 21-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti afër Radhimës, paraditën e të mërkurës, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Makina u përplas me një shtyllë betoni, duke u shkatërruar si mjet e duke lënë të dëmtuar shoferin e pasagjerin, ku shoferi humbi jetën, ndërsa pasagjeri është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në rrugën Vlorë – Orikum.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.