Një 23-vjeçar humb jetën në një aksident si pasagjer

Raportohet se një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pievaiola në Corciano, përcjell albinfo.ch.

I riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë Alfa Romeo, me të cilën udhëtonin 3 persona.

Shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë, raportojnë mediat italiane.

Makina u përplas me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçarin shqiptar. Dy të tjerët mbetën të plagosur.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës dhe policia që nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.