Një 23-vjeçar nga Kosova humb jetën në Gjermani
Ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani një 23-vjeçar nga Mitrovica, raportojnë mediat gjermane.
Kosovari ka humbur kontrollin mbi makinën e tij BMW dhe është përplasur në barrierën qendrore, për arsye që ende nuk dihen.
Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.
23-vjeçari ishte hedhur nga vetura, por nuk kishte arritur të shpëtonte.
Hetuesit kanë filluar të hetojnë rastin e aksidentit. (foto arkiv)

