Një 23-vjeçar nga Kosova humb jetën në Shqipëri, ku ishte për pushime

Sipas policisë atje, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, raporton Top Channel.