Një 24-vjeçar gjendet i vdekur në makinë

Një 24 vjeçar është gjetur i pajetë në mjetin e tij. Policia bën me dije se viktima është personi me inicialet J.C.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën nga një atak kardiak. Por policia ka nisur hetimet për të zbardhur deri në fund shkakun e vdekjes.

‘Më datë 11.11.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, në mjetin e tij, shtetasi J. C, 24 vjeç. Nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë.