Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një motel të Gjilanit
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një prej moteleve të Gjilanit.
Siç ka mësuar Insajderi, viktima ndodhej së bashku me një person tjetër, mashkull.
Vdekja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që personat ishin akomoduar mbrëmë në motel.
Ekipet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e rastit.
Lidhur me këtë ngjarje, Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, por kanë deklaruar se ende nuk kanë informacione të plota mbi rastin.


 
 
						 
						