Një 28-vjeçar vret veten në duart e policisë

Një 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës në ambientet e komisariatit të policisë në Kavajë. Sipas News24, Ilvi Stameta ka vrarë veten, ndërsa mësohet se ai sot ishte ndaluar nga policia.

Bëhet e ditur se i riu ishte ndaluar nga policia sot rreth orës 14:00 dhe ndodhej në ambientet e komisariatit.

Ilvi Stameta ishte ndaluar nga uniformat blu pasi dyshohet për veprën penale të vjedhjes.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ku i riu i dha fund jetës.