Një 29-vjeçar vetëvritet në burg

Një i dënuar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në burgun e Salernos (Itali), ndërsa lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet e policisë.

Shqiptari 29 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, vuajtjen e dënimit e përfundonte në vitin 2023.

Autoritetet e burgut thonë se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa e gjetën trupin e pajetë të shqiptarit teksa ata ishin duke zhvilluar një kontroll nëpër dhoma.

I riu është dërguar menjëherë në spital, por përpjekjet për ta kthyer në jetë ishin të kota.

I dënuari ishte i vetëm në qeli në momentin kur ka kryer aktin e vetëvrasjes. Kjo e ka lehtësuar atë për të ndërmarrë veprimin.