Një 30-vjeçar gjendet pa shenja jete në banesë
Një Fushë Kosovë u u gjet pa shenja jete një person. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rastit.
Rasti tronditi familjen Sejdiu, pasi e morën lajmin për vdekjen e djalit 30-vjeçar.
Sinjali ka mësuar se viktima që u gjet pa shenja jete është Rinor Sejdiu, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
I ndjeri ishte në banesën e tij dhe posa rasti u denoncua në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në informacionet e para, dyshohet se viktima ka përdorur një dozë të madhe të metadonit dhe fatkeqësisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar, por që trupi i pajetë tashmë është dërguar në IML për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

