Një 30-vjeçar humb jetën pasi përplaset me motror në shtyllën elektrike
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kamëz, ku si pasojë e përplasjes së një motori me shtyllën e tensionit, ka humbur jetën një 30-vjeçar.
Personi me inicialet E.K., ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje. (foto arkiv)

