Një 30-vjeçar nga Siria gjendet i vdekur në “Rrugën e Durrësit”
Një i ri është gjetur i vdekur sot në mëngjes nga kalimtarët në rrugën e Durësit, në Tiranë.
Personi i vdekur, sipas autoriteteve, është një shtetas sirian i moshës rreth 30-vjeçe.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që paraprakisht autoritetet nuk kanë parë shenja dhune në trup.
Vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrore, ndoshta edhe si pasojë e motit të ftohtë gjatë natës.
Shqipëria ka parë prej muajsh rritjen e emigrantëve, kryesisht nga Siria e shkatërruar nga lufta, të cilët hyjnë ilegalisht, me qëllim vazhdimi drejt vendeve të Bashkimit Europian.

