Një 30-vjeçare nxirret e pajetë nga ujërat e Liqenit të Kukësit
Një grua rreth të tridhjetave, është nxjerrë e pajetë nga ujërat e Liqenit të Kukësit. Ende nuk dihet identiteti i saj. Trupi i pajetë është transportuar mëngjesin e së martës në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.
Siç raportojnë mediat shqiptare, trupi i viktimës u pikas nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

