Një 35-vjeçar gjendet i varur në pemë

Një person është gjetur i vetëvarur në një pemë. Policia raporton se viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit në rrugën e Dajtit në Tiranë.

Viktima është identifikuar si D.Z, 35-vjeç dhe dyshohet se vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.08.2022, në rrugën e Dajtit, është gjetur nga kalimtarët, i vetëvarur në një pemë, shtetasi D. Z., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni. /abcnews.al/