Një 35-vjeçar në Ferizaj hidhet nga kati i tetë i banesës
Një 35-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i banesës në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani, një person ka rënë në tokë nga kati 8-të nga një banesë. Personi mashkull, i moshës rreth 35-vjeçar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”, njoftoi Veseli.

