Një 35-vjeçar nga Kosova vdes në plazhin e Tales
Një 35-vjeçar nga Kosova ka vdekur sot në plazhin e Tales në Lezhë.
Panorama.al mëson se sapo ka hyrë në det, pushuesi kosovar nuk është ndjerë mirë.
Ai është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, por për fat të keq ka humbur jetën rrugës.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

