Një 36-vjeçar në Skenderaj goditet nga treni, dyshohet në vetëvrasje
Një 36-vjeçar është goditur nga treni në fshatin Aqarevë të Skenderajt dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas zëdhënësit të policisë në Mitrovicë, Ilmi Prekazi, dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.
“Rasti është pranuar në orën 06:43 dhe viktima është e moshës 36-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Policia ka pranuar informacion se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Kemi menduar që është aksident me fatalitet, sipas rrethanave, më shumë ka gjasa që është vetëvrasje”, ka deklaruar për express Prekazi.

