Një 37-vjeçar shtypet nga druri që po e priste, ndërron jetë

“Më datë 18.06.2023 në ora 14:05 në SPB -Kumanovë është raportuar se në Qendrën Emergjente është sjellë i vdekur H.Z. (37) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës dhe i lënduari V.M. (26) nga fshati Llopat i Kumanovës. Pas masave të marra, bisedës me të dëmtuarin dhe kontrollit, është konstatuar se gjatë prerjes së një peme në fshatin Goshincë, mbi ta ka rënë një pemë dhe V.M. ka mbetur i plagosur, ndërsa H.Z. ka ndërruar jetë”, thonë nga MPB.