Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në hotel

Një i ri është gjetur pajetë mbrëmjen e së enjtes në një dhomë hoteli në Tiranë.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i shtetasi H.R. 39-vjeç është gjetur në një hotel në rrugën “Lord Bajron”.

Nga verifikimet paraprake, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (foto arkiv)