Një 42-vjeçar humb jetën nga zjarri në banesën e tij

Një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë banesën e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Verdovë të Pogradecit.

Nga informacionet e para të News 24 bëhet e ditur se 42-vjeçari Nardi Xhukellari vuante nga probleme te shendetit mendor dhe jetonte i vetëm në banesë.

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (foto nga arkivi)