Një 44-vjeçare humb jetën duke tentuar ta kalojë lumin

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se trupi i pajetë i 44-vjeçares është nxjerrë nga lumi, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.