Një 47-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpi, arrestohen bashkëshortja dhe vajza

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, ku dyshohet se Ylber Elezi, 47 vjeç është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje.

Plicia është dashur të thyejë derën e banesës për t`u futur brenda, ku gjendeshin bashkëshortja dhe vajza. Ato i kanë thënë policisë se Ylberi ishte në gjumë.

Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj. (foto arkiv)