Një 49-vjeçar vdes në Gjilan, derisa po shkarkonte material nga kamioni

Një 49-vjeçar ka gjetur sot vdekjen në Gjilan, ku gjendej duke shkarkuar material ndërtimor nga një kamion.
Policia e Gjilanit ka njoftuar se një person ka vdekur pasi mbi të kanë rrëshqitur disa struktura të rënda metalike gjatë procesit të shkarkimit.

“Me 14 mars 2020 rreth orës 11:50 nga Qendra emergjente në Gjilan, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan është njoftuar se aty është sjellë një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete”, ka njoftuar Policia e Gjilanit.

Me urdhër të prokurori, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në mbajtje, për ”Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Kompaninë ku punonte viktima gjendet në Ferizaj.