Një 52 vjeçar gjendet pa shenja jete në Livoç të Gjilanit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se sot në orët e para të pasdites është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të pendës në fshatin Livoç i Epërm.
Personi i vdekur është rreth 52 vjeç dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’.
“Ju njoftojmë se rreth ores 13:31 të datës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka marrë një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoç i Epërm, Gjilan. Sipas te dhenave te para personi është shtetas i Kosovës, rreth 52 vjeç. Njesitet Policore Patrulluese jane në sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimt”, tha Hashani.

