Një 52-vjeçar hidhet nga kati i katërt i spitalit në orët e hershme të mëngjesit

Një 52-vjeçar, në një gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga dritarja e katit të katërt të spitalit, për t`i dhënë fund jetës në këtë mënyrë.

Policia është njoftuar nga mjekët e spitalit, rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të kësaj të diele.

News 24 bën me dije se burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar psikologjike.

Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët.

Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të këtij personi nga Tropoja, i cili e mbylli rrugëtimin  e tij jetësot në mënyrë tragjike, në spitalin e Tiranës, në mëngjesin e 1 tetorit 2020.