Një 54 vjeçar hidhet nga pallati dhe vdes në vendin e ngjarjes

Një 53-vjeçar me inicialet A.Xh., është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte në rrugën “Eduard Mano”, në Tiranë dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

News 24 bën me dije se 53-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte depresioni ka kryer aktin e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.