Një 59-vjeçar mbytet në detin shqiptar
Një 59-vjeçar është mbytur në det, pasditen e sotme në Sarandë. Burime nga polica bëjnë të ditur se viktima është Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”. 59-vjeçari ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në det.
Ndërkaq, është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

