Dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës duke konsumuar substanca të lëngëta dezinfektuese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat janë marrë me procedurat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.