Një 84-vjeçar vetëvritet me armë gjahu

Shtetasi me inicialet H.Sh ka qëlluar veten me armën e gjahut dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.

“Më datë 21.12.2023, rreth orës 21:55, në Lundër, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu çifte, shtetasi H. Sh., 84 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.