Një bark i madh, nuk është shenjë e mirëqenies në ditët e sotme

Dr Anila Kalleshi – dietologe klinike

Shekuj më parë, një bark i madh nënkuptonte shëndet dhe sukses të personit që e posedonte dhe njëherësh ishte një shenjë mirëqenie monetare dhe pasurore për atë person.

Në ditët e sotme, nuk ekziston më ky koncept për njeriun me bark të madh.

Sot, obeziteti (mbipesha), është demokratizuar. Çdo njeri mund të ketë një bark të madh.

Babai juaj e quan shekullin sendimentar të barasvlershëm me një bark të krijuar nga konsumimi i birrave.

Por, çfarë ndodh me mamatë, fëmijët dhe me gjysmën e miqve tuaj dhe fqinjët që nuk konsumojnë birrë dhe që kanë një bark të madh?

Unë e quaj këtë një bark të krijuar nga gruri, meqenëse nuk ekziston një sistem organesh të paprekur nga gruri.

Por impakti i grurit në belin tonë, është karakteri më i dukshëm dhe më i evidentueshëm, një manifestim i transformimit grotesk që vjen si rezultat i konsumimit të grurit.

Një bark i krijuar nga gruri përfaqëson akumulimin e yndyrave që rezulton ndër vite në konsumimin e ushqimeve që përkeqësojnë insulinën, hormonin e depozitave yndyrore.

Kur njerëzit formojnë yndyra në këmbë, pjesa më e madhe e tyre e grumbullojnë rreth pjesës së mesit.

Këto yndyra qendrore ose të organeve të brendshme janë unike: sikundër edhe yndyrat në pjesë të tjera të trupit, ajo provokon fenomenin e inflamacionit, shtrembëron përgjigjen e insulinës dhe lëshon sinjale anormale të metabolizmit, pjesës tjetër të trupit.

Yndyrat e organeve të brendshme gjithashtu prodhojnë estrogjenin duke krijuar “gjoks mashkullor”.

Pasojat e konsumimit të grurit, gjithsesi, nuk janë të manifestuara vetëm në sipërfaqen e trupit.

Gruri mundet edhe të depërtojë thellë virtualisht në çdo organ të trupit, nga mëlçia, zemra dhe gjëndra tiroide e deri sipër në tru.

Në fakt, ekziston një organ i fortë që nuk është i prekur nga gruri në disa mënyra potencialisht dëmtuese.