Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Një burrë është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit, njofton policia.

Rasti është hapur për hetim si vdekje e dyshimtë, derisa trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes për varrim.

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 14.03.2022-15:00. Raportohet se në emergjencën e Gjilanit është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’iu lirohet familjarëve për ceremoni mortore. Rasti vazhdon të hetohet.