Një burrë gjendet i vdekur në ballkonin e shtëpisë

Një burrë në Pejë është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë. Rasti po hetohet nga policia.

Pejë 22.06.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur  viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është  konstatuar vdekja  e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim (foto arkiv).