Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë
Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, njofton policia e Kosovës. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po hetohet nga policia.
Prishtinë Më 18.08.2021 në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

