Një burrë gjendet i vdekur në malet e Vllahisë

Një burrë është gjetur nga bashkëfshatarët e tij i vdekur në malet e Vllahisë, komuna e Mitrovicës. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Fsh. Vllahi, Mitrovicë 17.12.2020-08:50. Është raportuar se vikima mashkull kosovar nga bashkëfshatarët e tij në një mal është gjete pa shenja jete i cili në atë lokacion kishte qenë duke i ruajtur bagëtinë. Në vendin e ngjarjes kanë  dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.