Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti po hetohet nga policia, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Istog, 30.11.2021 – 10:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftim.

