Një burrë gjendet i vdekur në shtëpi, një tjetër vdes në QKUK

Një person në Graçanicë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, derisa një tjetër ka ndërruar në QKUK.

Rastet po hetohen nga policia.

Graqanicë 03.03.2023 – 14:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

QKUK- Prishtinë 03.03.2023-18:45. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar. Viktima ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës dhe për shkak të problemeve shëndetësore ishte duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.