Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e përfshirë nga zjarri
Një person është gjetur i vdekur në një dhomë të shtëpisë e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Njoftimi i policisë:
INCIDENT ZJARRI ME PASOJË VDEKJE
Kaçanik 21.03.2022-07:43. Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur, viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. (foto arkiv).

