Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.

Rasti po hetohet nga policia, për t`i mësuar shkaqet e vdekjes.

Rahovec. 23.06.2022 – 08:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv)