Një burrë gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia.

Prishtinë 26.06.2022 – 16:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.