Një burrë gjendet i vdekur në stallën e bagëtive
Një burrë nga Deçani është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në fshatin Gllogjan.
“Hetim i vdekjes-Fsh. Gllogjan, Deçan 03.07.2021 – 06:45. Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)

