Një burrë gjendet pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë
Një burrë në Ferizaj është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa vdekja e tij po hetohet.
Jazhince, Ferizaj 27.04.2021 – 18:58. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet ne njoftimin e policise.

