Një burrë gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një burrë në Prishtinë është gjetur pa shenja jete. Rasti është raportuar dje nga një grua.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i emergjencës dhe mjeku kompetent ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“TRUP I PAJETË & HETIM MBI VDEKJEN, Prishtinë 09.05.2023 – 03:46. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalur ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.  Rasti mbetet te hetohet.”