Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpi
Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Skënderaj, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR/ Skenderaj Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit. Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML.

