Një burrë gjendet pa shenja jete në rrugë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë, ndërkohë që policia e ka hapur rastin për hetim.

Rr. Tirana, Prishtinë 07.02.2022 – 16:24. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)