Një burrë në Cërnicë të Gjilanit gjendet i vdekur nga gruaja e tij

Një burrë në Cërnicë të Gjilanit është gjetur i vdekur nga gruaja e tij në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë.

Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.

Fsh. Cërrnicë, Gjilan, 16.09.2022 – 19:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga gruaja e tij, në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, thuhet në njoftimin e policisë.