Një burrë në Gjilan dërgohet në Emergjencë, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një burrë në Gjilan është dërguar në Qendrën Emergjente për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Rasti po hetohet nga policia.

Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.