Një burrë në Gjilan gjendet pa shenja jete
Një burrë në fshatin Cërnicë të Gjilanit është gjetur pa shenia jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Rasti po hetohet nga policia.
Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit, thuhet në njoftim.
