Një burrë në Gjilan raporton se derisa po voziste është goditur me plumba katër herë në veturë

Një burrë ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, disa persona kanë shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Livoq të Gjilanit, ku vetura është goditur me plumba katër herë.

Rasti po hetohet.

Raporti i PK-së:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan / 11.08.2024 – 01:03. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.