Një burrë në Gjylekar gjendet i lënduar skaj rrugës

Një burrë në Gjylekar të Vitisë eshte gjetur ne nje hendek, me lendime trupore. Dyshohet se eshte goditur nga nje veture, e cila eshte larguar nga vendi i ngjarjes. 

Fsh. Gjylekar, Viti, 27.11.2021 – 11:30. Është raportuar se një person mashkull kosovar është gjetur në një hendek skaj rrugës, dyshohet se është goditur nga një veturë NN e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta trupore. Rasti është duke u hetuar.